Tronditen banorët e një fshati në Kamenicë, gjejnë bashkëfshatarin të shtrirë në rrugë pa shenja jete

HomeLokale

Tronditen banorët e një fshati në Kamenicë, gjejnë bashkëfshatarin të shtrirë në rrugë pa shenja jete

Një rast i rëndë ka ndodhur të mërkurën në fshatin Meshinë të Kamenicës, ku një person është gjetur pa shenja jete, në mes të rrugës. Burimet e Sin

Asnjë vizitë e Albin Kurtit në Anamoravë, qytetarët thonë kur mungojnë investimet, mungon edhe kreu i Qeverisë
Gjilani shquhet për artistë – Kultura do ta ketë vëmendjen e duhur nën udhëheqjen time
PDK Gjilan: Sot ndezëm qirinjtë tek Teatri i Qytetit në nderim për të gjithë familjarët që humbën më të dashurit e tyre nga beteja me COVID-19

Një rast i rëndë ka ndodhur të mërkurën në fshatin Meshinë të Kamenicës, ku një person është gjetur pa shenja jete, në mes të rrugës.

Burimet e Sinjalit nga Emergjenca kanë bërë të ditur se i ndjeri u gjet i shtrirë në mes të një rruge të fshatit, pa shenja jete. Një banor që e pa u trondit dhe njoftoi menjëherë Policinë e Autoambulancën.

Sinjali mëson se vdekjen e viktimës e ka konfirmuar ekipi i mjekëve që ka dalë në vendin e ngjarjes.

Ajo që dihet deri më tani është se me urdhër të Prokurorit të Shtetit, është iniciuar rasti “Hetim mbi vdekjen” për t’u zbardhur rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarja.

Sinjali do t’iu mbajë të informuar me detajet e reja lidhur me rastin.