Trump: I thashë Putinit nëse e sulmon Ukrainën, do ta hedh bombën bërthamore në Moskë

HomeLajme

Trump: I thashë Putinit nëse e sulmon Ukrainën, do ta hedh bombën bërthamore në Moskë

Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump është kapur sërish nga mediat ndërsa përsërit se gjatë Presidencës së tij nuk kishte

KRU Hidromorava vjen me njoftim, ja kur do të rikthehet furnizimi me ujë të pijshëm në Gjilan
Kryediplomatja gjermane në Beograd: Duhet ta kundërshtojmë idenë e ndryshimit të kufijve me forcë
Qeveria po punon në Ligjin e ri të Pagave, Kurti: Ligji paraprak ishte diskriminues

Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump është kapur sërish nga mediat ndërsa përsërit se gjatë Presidencës së tij nuk kishte asnjë shans që Putin të sulmonte Ukrainën.

Në një bisedë telefonike me golfistin, John Daly, Trump dëgjohet teksa thotë se ishte marrë vesh shumë mirë me Putin kur ishte president dhe se Rusia nuk e sulmoi në atë kohë Ukrainën pasi ai e kërcënoi se do t’i hidhte bombën bërthamore në Moskë.

“Të gjithë sot thonë se ai është një fuqi bërthamore, sikur të kenë frikë prej tij. Ti e di. Ai ishte një miku im dhe unë ja kalova mirë me të. I thashë, Vladimir nëse e bën këtë gjë ne do të godasim Moskën. Dhe ai më besoi sadopa 5%, 10% aq duhet”, dëgjohet Trump tek thotë në bisedën me mikun e tij.

Gjithashtu, në telefonatë, Trump deklaron se as presidenti kinez nuk ngatërrohej me të pasi dhe atij i kishte thënë të njëjtën gjë.