U aksidentua para 2 jave në rrugen “Raif Halimi në Gjilan, ndërron jetë e moshuara, i dyshuari ende në arrati

HomeLajme

U aksidentua para 2 jave në rrugen “Raif Halimi në Gjilan, ndërron jetë e moshuara, i dyshuari ende në arrati

Gruaja e moshuar, e cila ishte aksidentuar nga një motoçiklist në Gjilan, para dy javësh, ka vdekur sot. Njoftimin e kanë dhënë familjarët e saj.

Rrëfimi i studentes kosovare, Universiteti në Holandë nuk ia njeh shtetin
‘Homofob, s’ki vend në Kuvend’, qytetarët sot protestojnë kundër homofobisë në Prishtinë
Kryeministri sulmon gazetarët: Mos u besoni deklaratave të Beogradit

Gruaja e moshuar, e cila ishte aksidentuar nga një motoçiklist në Gjilan, para dy javësh, ka vdekur sot.

Njoftimin e kanë dhënë familjarët e saj.

Motoçiklisti, i cili e ka goditur plakën e moshës mbi 80-vjeç, në rrugën ‘Raif Halimi’, pranë shtëpisë së saj, kishte ikur nga vendi i ngjarjes dhe nuk dihet ende nëse është identifikuar dhe arrestuar nga policia.

Njoftimi i policisë për aksidentin:

Rr. Raif Halimi, Gjilan 14.05.2022 16:50. Raportohet se ka ndodhur aksident trafiku në mes një motoçiklete me drejtues të dyshuarin deri më tani të pa njohur (i cili ka ikur nga vendi i ngjarjes) dhe këmbësores, viktimës femër kosovare. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar viktima e cila është duke u trajtuar në spital.