Universiteti ‘Kadri Zeka’ në Gjilan hap konkurs për pranimin e studentëve të rinj

HomeLajme

Universiteti ‘Kadri Zeka’ në Gjilan hap konkurs për pranimin e studentëve të rinj

Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, në vitin e parë të studimeve, në afatin e parë të konkursit për vitin akademik 2022/2023, do të regjistroj

Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, në vitin e parë të studimeve, në afatin e parë të konkursit për vitin akademik 2022/2023, do të regjistrojë 495 studentë të rregullt në nivelin baçelor.

Nga numri i përgjithshëm, Universiteti do të regjistrojë deri në 12% studentë të rregullt nga komuniteti jo-shumicë.

Në bazë të kuotave të përcaktuara nga MAShT, UKZ mund të pranoj edhe kandidatët nga Presheva, Bujanoci dhe Medvegja deri në 2%.

Në Universitet, në bazë të kuotave të përcaktuara nga MAShT, mund të pranohen edhe 2% e kandidatëve nga Shqipëria dhe Maqedonia, kurse kandidatë nga Mali i Zi mund të pranohen 1%, për secilin departament apo program të fakulteteve veç e veç.

Kandidatët nga Shqipëria, mbështetur në marrëveshjen e datës 20.06.2022 e lidhur ndërmjet dy ministrive respektive, mund të regjistrohen edhe në kuadër të numrit të përgjithshëm të studentëve me kushte të barabarta me ata kosovarë.

Universiteti do t’i ketë në konsideratë në mënyrë të veçantë edhe kandidatët me nevoja të veçanta të cilët e kalojnë pragun e provimit pranues.

Të drejtë pranimi në Universitetin “Kadri Zeka” kanë të gjithë kandidatët kosovarë, të cilët e kanë përfunduar me sukses shkollën e mesme në Kosovë apo jashtë Kosovës dhe e kanë diplomën për shkollimin e kryer.

Për regjistrimin e studentëve në vitin e parë të studimeve, oraret do të jenë si në vijim:

Aplikimi në platformën online uni-gjilan.net hapet prej datës 12.07.2022 deri më datë 20.07.2022 në ora 16.00.