Është shumë mirë që të gjithë kemi nga një ditë të caktuar, kur duhet të kemi më shumë vëmendjen e të gjithëve. Sot është dita e infermierëve, një p
Është shumë mirë që të gjithë kemi nga një ditë të caktuar, kur duhet të kemi më shumë vëmendjen e të gjithëve. Sot është dita e infermierëve, një profesioni sa i vështirë aq edhe fisnik. Me që shëndeti (mendor e fizik) janë gjëja më e vlefshme në jetë, edhe njerëzit që përkujdesen ndaj tyre duhet të jenë shumë të rëndësishëm. Jo rrallë puna e infermierëve me pacientët mbetet nën hijen e mjekut, sikurse një regjistrim i një pamjeje a video inçizimi që nuk është meritë e kamerës, por e kameramanit që qëndron pas. Pra janë infermierët ata që krijojnë letërnjoftimin më të mirë për pacientin, e duke vendosur urën e lidhjes më të mirë të pacientit e mjekut. Pastaj shërimi më i shpejtë është në rrugë e sipër.
Tashmë në këtë kohë pandemie, infermierët dhe mjekët nuk kanë vetëm ditë, por javë e muaj, shenjat janë se po kaloni këtë sprovë për shëndetin tuaj dhe tonin.
Jeni heronjtë e ditëve tona, duke ruajtur shëndetin tuaj, ju mundeni të kujdeseni edhe për shëndetin tonë.
Urime dhe mirënjohje për të gjithë infermierët tanë!