Vajza e madhe merr vëllain e motrën e vogël dhe dalin nga shtëpia, babai në Gjilan lajmëron Policinë

HomeLajme

Vajza e madhe merr vëllain e motrën e vogël dhe dalin nga shtëpia, babai në Gjilan lajmëron Policinë

Një person në fshatin Livoq i Ulët në komunën e Gjilanit ka raportuar të hënën në Polici se tre fëmijët e tij kanë dalë nga shtëpia dhe nuk janë kthye

Kuvendi Komunal i Gjilanit mban një minut heshtje për Dr. Visar Huruglicën dhe Basri Kqikun
Qeveria merr vendim, 20 euro në muaj për fëmijët nën 2 vjeç
Vranësira e temperatura deri në 25 gradë, ky është parashikimi i motit për sot dhe nesër

Një person në fshatin Livoq i Ulët në komunën e Gjilanit ka raportuar të hënën në Polici se tre fëmijët e tij kanë dalë nga shtëpia dhe nuk janë kthyer, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë bëjnë të ditur se prindi ka deklaruar se vajza e tij kishte dalë nga shtëpia me pretekstin se do të shkojë në dyqan, ku me vete kishte marrë edhe dy fëmijët tjerë të moshave 12 dhe 10-vjeçarë, por që më pas nuk janë kthyer në shtëpi.

Sipas burimeve, të nesërmen Policia ka takuar në rrugë tre fëmijët e ankuesit, të cilët kanë deklaruar se kanë dalë nga shtëpia për të blerë disa gjëra, por që më pas janë vonuar dhe nga frika nuk janë kthyer në shtëpi.

Të njëjtit janë kthyer në shtëpi dhe në konsultim me prokurorin rasti mbyllet me raport të veçantë.