Aktorja Kaltrinë Zeneli, e cila ka publikuar videon e rrahjes së të moshuarës, është nderuar me mirënjohje nga Prokuroria Themelore në Pejë. Kjo mi
Aktorja Kaltrinë Zeneli, e cila ka publikuar videon e rrahjes së të moshuarës, është nderuar me mirënjohje nga Prokuroria Themelore në Pejë.
Kjo mirënjohje Zenelit i është ndarë “për guximin dhe kontributin e dhënë në paraqitjen e rastit ‘Orenda’, si dhe inkurajimin e qytetarëve për raportimin e rasteve në Prokurori”.
Ajo ka thënë se gëzimin po ia zbeh fakti që një mirënjohje e tillë u nda për herë të parë nga Prokuroria e Pejës.
Në fund, ajo ka uruar që raste të tilla të mos mbeten më anonime, e njerëzit të kenë guxim të dalin hapur dhe të raportojnë.
“Këtë mirënjohje ia dedikoj personit që më dërgoi videon. Unë nuk do hezitoj të jap zë edhe herë tjetër, por uroj që mos të kem nevojë ta bëj më”, ka përfunduar Zeneli.