Vaksina e Covidit Pfizer që përdoret aktualisht do duhet riformuluar vitin tjetër për të luftuar edhe variantet e reja të koronavirusit. Sipas drejtue
Vaksina e Covidit Pfizer që përdoret aktualisht do duhet riformuluar vitin tjetër për të luftuar edhe variantet e reja të koronavirusit. Sipas drejtuesit të kompanisë “BioNTech” virusi do vijojë ndryshojë sikurse vetë vaksinat.
Kompania gjermane “BioNTech” e cila bashkëpunon me amerikanët e “Pfizer”-it paralajmëron se vitin tjetër do të ketë një vaksinë të re kundër kovidit-19.
Drejtuesi i “BioNTech”-ut, Uur Shahin, tha se vaksina duhet riformuluar për të luftuar edhe mutacionet që ka pësuar koronavirusi i ri në muajt e fundit.
“Këtë vit nuk nevojitet vaksinë tjetër, por në mesin e vitit të ardhshëm, situata mund të ndryshojë,” u shpreh Shahin në një intervistë për gazetën “Financial Times”.
Kompanitë biofarmaceutike “BioNTech” dhe “Pfizer” hodhën vitin e kaluar për herë të parë në treg një vaksinë covidi që e rrit imunitetin duke nxitur qelizat e njeriut që të krijojnë proteina mbrojtëse.
“Nuk kemi pse të supozojmë se gjenerata tjetër e virusit do të jetë më e lehtë për t’u menaxhuar nga sistemi imunitar. Ky është një evolucion i vazhdueshëm dhe evolucioni sapo ka filluar,” shprehet Shahini.
Drejtuesi i kompanisë gjermane nuk e tregon çmimi që do të ketë vaksina e re por parashikon se fushatat e imunizimit do të vazhdojnë në vitet që vijnë, duke vazhduar me dozat përforcuese për ata që janë vaksinuar deri tani, dhe për vaksinimin e personave që nuk kanë pasur mundësi të imunizohen.