Valë e re çmimesh, një litër vaj në Kosovë kushton mbi 2 euro

HomeLajme

Valë e re çmimesh, një litër vaj në Kosovë kushton mbi 2 euro

Kohët e fundit çmimet e produkteve ushqimore në Kosovë kanë shënuar rritje. E, dy ditë e fundit, në raftet e marketeve po shihet edhe rritja e çmim

Hoteli në Shëngjin lëshon muzikë serbe, ankohen kosovarët
Drejtori i Policisë së Kosovës jep garancinë për mbajtjen e Kadri Veselit në arrest shtëpiak
“Kisha rast të rëndë në familje, 700 euro e kam pagu biletën”, mërgimtari ankohet se kompania ajrore e mashtroi

Kohët e fundit çmimet e produkteve ushqimore në Kosovë kanë shënuar rritje.

E, dy ditë e fundit, në raftet e marketeve po shihet edhe rritja e çmimit të vajit, i cili ka arritur vlerën mbi dy euro, e që deri para pak ditësh çmimi sillej rreth 1.70 euro.

Në fotografinë e dërguar nga lexues të Gazeta Online Reporteri.net, shihet se vaji i markës “Dijamant” (prodhim kroat), ka arritur çmimin në 2.19 euro, ndërsa edhe ai “Zvijezda” (prodhim kroat) ka shënuar ngritje në 2.29 euro.

Përpos vajit, në Kosovë është ngritur edhe çmimi i miellit, sheqerit dhe produkteve tjera bazë.

Theksojmë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në mbledhjen e sotme të Qeverisë ka paralajmëruar masa duke thënë se do të ndalojnë manipulimin e përfitimin në emër të krizës duke shtuar kontrollet dhe mbikëqyrjen./Reporteri.net/