Vali Corleone lirohet nga burgu, detyrohet të kërkojë trajtim në Psikiatri

HomeShowbiz

Vali Corleone lirohet nga burgu, detyrohet të kërkojë trajtim në Psikiatri

Princ Valentino Corleone është liruar nga Burgu i Sigurisë së Lartë në Dyz, pasi u dërgua atje në vuajtje të dënimit prej dy muajsh paraburgim nën dys

Ska më dyshime! Genta Ismajli shtatzënë për herë të parë, publikohet videoja
Egzona dhe Gentrit Leka publikojnë këngën e re (VIDEO)
Fero u kërkon falje Noizyt, S4MM dhe Gjikos: Më ka shtyrë Mozziku që t’i shaj, tani është bërë bashkë me ta

Princ Valentino Corleone është liruar nga Burgu i Sigurisë së Lartë në Dyz, pasi u dërgua atje në vuajtje të dënimit prej dy muajsh paraburgim nën dyshimet se ka kryer veprën penale ‘Kanosje’.

Lajmin e ka konfirmuar për Gazetën Sinjali zëdhënësi i Gjykatës Themelore në Gjilan, Sabit Shkodra, i cili ka bërë të ditur se Corleones i është shqiptuar masa e trajtimit të detyrueshëm psikiatrik në liri.

Me propozim të Institutit të Psikiatrisë Forenzike, atij i është shqiptuar masa e trajtimit të detyrueshëm psikiatrik në liri”, tha Shkodra për Sinjalin.

E menjëherë pasi doli nga burgu, Vali Corleone është shfaqur për publikun.

Në rrjetin social Instagram, është publikuar një video ku shihet Vali në sallonin e një frizeri.

Kujtojmë se, Vali Corleone u arrestua më 21 mars, pasi dyshohet se e ka kërcënuar babain e tij, duke tentuar që ta largojë nga shtëpia. Prokuroria i kërkoi Gjykatës që i njëjti të ndalohet në Institutin e Psikiatrisë Forenzike në Prishtinë, me qëllim të ekzaminimit dhe observimit.

Për shkak të raporteve mes tyre, rrethanave rënduese dhe meqë i dyshuari edhe më parë ka ushtruar dhunë fizike ndaj familjarëve të tij, Prokuroria ka kërkuar që i njëjti të mos lihet në liri sepse mund të ndikojë në dëshmitarët që i ka familjarë.

Ndryshe, sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës: “Kushdo që e kryen dhunën ose keqtrajtimin fizik, psikologjik ose ekonomik me qëllim të cenimit të dinjitetit të personit tjetër brenda një marrëdhënieje familjare, dënohet me gjobë dhe me burgim deri në 3 (tre) vjet.”