Vazhdon bllokimi i rrugëve në veri, Policia: Situata është e qetë

HomeLajme

Vazhdon bllokimi i rrugëve në veri, Policia: Situata është e qetë

Në veri të Kosovës, në rrugët që çojnë në dy pikat kufitare me Serbinë – Jarinjë dhe Bërnjak – po vazhdojnë të jenë barrikadat e vendosura nga serbët

Kryetari Alban Hyseni viziton punimet në hapësirat e brendshme të objektit të Teatrit të qytetit
‘Qeverisja e Albin Kurtit, ka filluar të shndërrohet në rrezik real për Kosovën’
Magbule Xhemaili, fituese e Çmimit Blerës të Galerisë “Peneli i Flakës 2022”

Në veri të Kosovës, në rrugët që çojnë në dy pikat kufitare me Serbinë – Jarinjë dhe Bërnjak – po vazhdojnë të jenë barrikadat e vendosura nga serbët lokalë.

Këtë e konfirmoi, zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut, Besim Hoti.

“Gjendja nuk ka ndryshuar. Situata është e qetë, nuk ka ndodhur asgjë. Barrikadat janë ende prezentë aty, por të shohim sot gjatë ditës se çfarë do të ndodhë pas vendimit që është marrë”, tha Hoti për REL-in.