Kohëve të fundit janë shpeshtuar rastet kur zyrtarët bankarë raportojnë në Polici se kanë pranuar para të falsifikuara nga persona të caktuar. Në 24 o
Kohëve të fundit janë shpeshtuar rastet kur zyrtarët bankarë raportojnë në Polici se kanë pranuar para të falsifikuara nga persona të caktuar. Në 24 orët e fundit në Kosovë kanë ndodhur dy raste të tilla.
Policia ka njoftuar se rastet kanë ndodhur në qytetin e Prishtinës dhe në atë të Gjilanit, shkruan Gazeta Sinjali.
Sipas raportit të Policisë rastet kanë ndodhur në dy banka. Njëri rast ka ndodhur në Prishtinë ku zyrtari i bankës ka raportuar se ka pranuar para prej 150 euro të cilat dyshohet se janë të falsifikuara.