Vazhdon greva në arsim: Osmani e Kurti thonë se “janë me nxënësit”, SBASHK nuk tërhiqet

HomeLajme

Vazhdon greva në arsim: Osmani e Kurti thonë se “janë me nxënësit”, SBASHK nuk tërhiqet

Shumica e shkollave në Kosovë gjatë ditës së djeshme nuk kanë mbajtur mësim për shkak të grevës së shpallur nga BSPK. Qeveria ka tentuar të “shtypë

Arrestohet gjilanasi pasi vazhdimisht e rrihte babën
Befason Hyseni: Për të shërbyer në ushtri heq dorë nga i pari i Gjilanit
Moti për sot dhe nesër

Shumica e shkollave në Kosovë gjatë ditës së djeshme nuk kanë mbajtur mësim për shkak të grevës së shpallur nga BSPK.

Qeveria ka tentuar të “shtypë” grevistët duke ekzekutuar vetëm pjesërisht pagat e tyre për muajin gusht.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u deklarua dje duke thënë se se sindikalistët që janë në grevë nuk mund të paguhen “për punën që nuk e bëjnë”.

Kurti, para mediave tha se “kërkesat legjitime, racionale janë për dialog”, ndërsa shtoi se “kërkesat absurde nuk mund të hasin në mirëkuptimn tonë”.

“Njerëzit duhet të paguhen për punën që e bëjnë sipas meritës. Nuk duhet të paguhen për mospunën. Kjo është jo vetëm një çështje e ligjit, jo e Qeverisë, por është një çështje e arsyes të shëndoshë njerëzore. Secili prej nesh jemi punëtorë, nuk jemi pronarë, paguhemi për punën”, tha Kurti.

Rreth këtyre zhvillimeve, në mbrëmje reagoi edhe Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Ajo tha se është pro përmirësimit të pozitës së mësimdhënësve dhe rritjes së cilësisë në arsim, mirëpo nuk i sheh grevat si zgjidhje të duhur.

Osmani i ka ftuar mësimdhënësit dhe Qeverinë që zgjidhja e këtij problemi të bëhet përmes një dialogu.

“Arsimi ka luajtur rol jo vetën në formimin e vetëdijes tonë kombëtare, por edhe në shtetndërtimin dhe përparimin tonë të gjithmbarshëm. Si i tillë, ai është i shenjtë, sepse është çelës për të ardhme të ndritur të shoqërisë dhe shtetit tonë”, shkroi Osmani në Facebook.

“Zyra ime ka kontaktuar me të gjitha palët dhe po angazhohet për ta gjetur një zgjidhje të pranueshme që ka në fokus interesin e nxënësve dhe të gjithë sistemit arsimor”.

Pas pezullimit të pagave për grevistët, Kryetari i Sindikatës së Bashkuar për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (SBASHK), Rrahman Jasharaj, ka njoftuar të enjten se ka dorëzuar kallëzim penal në Prokurorinë Themelore në Prishtinë për ministrin e Financave, Hekuran Murati.

Ata dje paralajmëruan ministrin e Financave, Hekuran Murati se në rast se nuk i ekzekuton të gjitha pagat e tyre deri sot, do të angazhojnë avokat dhe do të bëjnë padi shtesë ndaj tij.

Qasja e qeverisë ndaj grevistëve është kritikuar ashpër nga opozita.

Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku e ka quajtur “akt të shëmtuar politik” këtë vendim të Qeverisë.

Abdixhiku ka thënë se ky veprim është gjëja e fundit për të cilën familjet e mësimdhënësve kanë nevojë, në një situatë ku inflacioni është në rritje.

Ndërkaq, Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi ka thënë se “Qeveria duhet që të përmbushë obligimet ndaj mësimdhënësve dhe shërbyesve civilë si dhe të lejë anash këtë logjikë shantazhi e revanshi. Kjo situatë kërkon masa lehtësuese për gjendjen, jo masa ndëshkuese për mësuesit”.

“Ndalu sa s’të kanë ndalë o Albin Kurti”, i është drejtuar kryeministrit kreu i AAK-së, Ramush Hardinaj.

“Ky vend nuk është pronë e jotja. Ti ke marrë votë me qeverisë vendin e jo me shkatërru atë. Hiq dorë nga kjo mënyrë e qeverisjes sa nuk është bërë vonë. Ktheju popullit, sepse po t’u kthy ai ty, do të përfundosh me turp. Ndalu vet e mos lejo të të ndalin!”, ka shkruar Haradinaj.

Për këtë çështje ka reaguar edhe Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama.

Rama duke iu referuar situatës me punëtorët e arsimit vlerëson se është e drejtë e institucioneve arsimore dhe të administratës që të vihen në grevë.

“Kërkesa e Qeverisë së Kosovës drejtuar Drejtorive Komunale të Arsimit për t’ua nisë listat e mësimdhënësve grevistë, që t’i nxjerrë ata nga lista e pagave, është e kundërligjshme. Por është e drejtë legjitime e Qeverisë që të kërkojë që mësimdhënësit t’i nënshtrohen testit të rivlerësimit, proces ky që duhet të ishte ndërmarrë që moti”, ka shkruar ai ndër të tjera. /Reporteri.net