Vazhdon revolta e mjekëve: Të ikim apo të rrimë, pyetja që secili ia bëjmë vetes tri herë në ditë

HomeLajme

Vazhdon revolta e mjekëve: Të ikim apo të rrimë, pyetja që secili ia bëjmë vetes tri herë në ditë

Oftalmologu në QKUK, Florim Zejnullahu ka treguar për disa nga sfidat me të cilat po përballen punëtorët shëndetësor në Kosovë. Ai përmes një posti

Arrestimi i tre shtetasve serbë me emblemat e UÇK-së, flet prokurori i rastit
Policia e konfirmon: Viktima nuk arriti ti mbijetojë goditjes nga aksidenti i cili ndodhi në Gjilan
Policët Kufitar në fshatin Korminjan, konfiskojnë mallra të kontrabanduara nga Serbia në dy rimorkio

Oftalmologu në QKUK, Florim Zejnullahu ka treguar për disa nga sfidat me të cilat po përballen punëtorët shëndetësor në Kosovë.

Ai përmes një postimi në “Facebook”, ka thënës se mjekët kanë mbetur në udhëkryq e të pashpresë që 23 vite

“Kauzat e rrejshme në vazhdimësi e lanë shëndetësinë dhe mjekët në udhëkryq të pashpresë plotë 23 vite, popullaten pa sigurime shëndetësore, sistemin publik shëndetësor të pariparueshëm në të gjitha aspektet…Mospagesa e mjekut, sidomos kirurgët për punën që kryen por me disa paga të kalkuluara gabimisht, bënë që këta të fundit të punojnë me orare të zgjatura dhe me stërngarkesë. Mjekët po ja sigurojnë ,, pagën” vetes “dhunshëm” për ta dhe për pacientët, për shtresen që paguan gjithëçka dy herë”, ka thënë ai.

Më tutje, oftalmologu tha se kanë mbetur në mes të dy rrugëve, që të ikin nga Kosova apo që të rrinë dhe të punojnë në këto kushte.

Ndërkaq, Gastroenterologu, Flamur Llabjani ka folur në lidhje me largimin e tij drejt Gjermanisë, ku do të vazhdojë punën si mjek.