Vazhdon të rritet numri i të infektuarve me koronavirus në Kosovë, mbi 7 mijë raste aktive

HomeShëndeti

Vazhdon të rritet numri i të infektuarve me koronavirus në Kosovë, mbi 7 mijë raste aktive

Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë, numri total i rasteve aktive me koronavirus është 7 mijë e 854, shkruan Gazeta Sinjali. Ministria e

Mbi 600 mijë qytetarë të Kosovës kanë marrë dy doza kundër COVID-19
IKShPK: Dy variantet e Omicron me pasoja të rënda dhe fatale për qytetarët
Vdes në Kosovë nga Covid-19 një e re e moshes 20 vjeçare

Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë, numri total i rasteve aktive me koronavirus është 7 mijë e 854, shkruan Gazeta Sinjali.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë konfirmuar edhe 1.096 raste të reja me COVID-19 dhe katër raste të vdekjes

Ndërkaq, në 24 orët e fundit janë shëruar 53 pacientë të cilët kanë qenë të infektuar me këtë virus.

Ministria ka njoftuar se në komunën e Prishtinës janë 1 mijë e 572 raste aktive me COVID-19.

Ferizaj është komuna e dytë me më së shumti raste aktive dhe ku aktualisht janë 721 raste aktive kurse pas saj vjen Gjilani, me 687 raste aktive.

Pas Gjilanit vjen komuna e Gjakovës me 572 raste aktive dhe ajo e Pejës me 538 raste aktive.

Podujeva ka 393 raste aktive, Mitrovica ka 364 raste aktive, Fushë Kosova ka 357 raste aktive, Prizreni ka 344 raste aktive, Klina ka 308 raste aktive, Lipjani ka 257 raste aktive kurse Rahoveci ka 233 raste aktive.

Gjithashtu edhe në komunën e Vitisë janë 201 raste aktive, në Drenas 184 raste, në Kamenicë 150 raste, në Vushtrri janë 126 raste aktive.

Kurse në komunën e Istogut janë 121 raste aktive, në atë të Malishevës 111. Komuna e Shtimes ka 105 raste aktive kurse Obiliqi ka 96 raste aktive. Në Suharekë janë 95 raste aktive kurse në Deçan janë 94 raste aktive.

Në Kaçanik janë 86 raste aktive, në Skenderaj janë 71 raste aktive, Dragashi ka 26 raste aktive dhe Hani i Lezit ka 20 raste aktive.

Ndërkaq, komuna që ka regjistruar më së paku raste është ajo e Junikut, me 19 të infektuar aktiv.

Kurse nga të dhënat e publikuara nga MSH-ja aktualisht janë njëmbëdhjetë komuna të cilat nuk e kanë asnjë rast aktiv me koronavirus si ajo e Kllokotit, Novobërdës, Shtërpcës, Graçanicës, Zubin Potokut, Mitrovicës së Veriut, Ranillugut, Parteshit, Mamushës, Zveçanit dhe Leposaviqit.

Gjithashtu MSH-ja ka njoftuar se nga 1, 096 rastet e reja të konfirmuara me COVID-19 në 24 orët e fundit, 672 janë të moshës nën 40 vjeç.

Kurse numri më i madh i të infektuarve i përket grupmoshës 20-29 vjeç, ku vetëm në 24 orët e fundit janë konfirmuar 332 raste të reja.