Vdekja e ish-presidentit Nishani, Beniada bën postimin prekës për xhaxhain

HomeLajme

Vdekja e ish-presidentit Nishani, Beniada bën postimin prekës për xhaxhain

Sot ka ndërruar jetë ish-presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani njëherësh edhe xhaxhai i modeles dhe ish banores së “Big Brother VIP Albania”, Beniada

Valë e re e rritjes së çmimeve pritet ta godasë Kosovën
Nesër fillom mësimi, ministrja Nagavci jep informacione për përgatitjet
Përgatituni mirë: Në këtë ditë temperaturat shkojnë në -10 gradë dhe do të ketë borë

Sot ka ndërruar jetë ish-presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani njëherësh edhe xhaxhai i modeles dhe ish banores së “Big Brother VIP Albania”, Beniada Nishani, raporton Gazeta Sinjali.

Ajo përmes një postimi në storie në Instagram ka ngushëlluar kushërirën e saj, vajzën e ish-presidentit, Fiona.

“Askush nuk vdes në tokë për sa kohë jeton në zemrën e atyre që mbeten. Fiona Nishani, zemra ime është me ty”, ka shkruar Beniada Nishani.

Kujtojmë se, Bujar Nishani ndërroi jetë mëngjesin e sotëm në një spital në Gjermani. Prej disa kohësh ai ishte shtruar për t’u trajtuar për shkak të komplikacioneve që kaloi pas Covid-19. Ai vuante nga një sëmundje autoimune në mëlçi dhe nuk arriti t’i tejkalojë pasojat që virusi famëkeq i ka lënë në organizëm.

 

/GazetaSinjali/