Një person ka vdekur dje pasi është rrëzuar nga rimorkio e traktorit, në fshatin Korminjan i Poshtëm të Ranillugut. Policia ka njoftuar se trupi i
Një person ka vdekur dje pasi është rrëzuar nga rimorkio e traktorit, në fshatin Korminjan i Poshtëm të Ranillugut.
Policia ka njoftuar se trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, shkruan Sinjali.
“Fsh. Korminjan i Poshtëm, Ranilug 04.10.2021 – 13:00. Raportohet se viktima mashkull kosovar është rrëzuar nga rimorkio e traktorit dhe si pasojë ka humbur jetën. Një i dyshuar mashkull kosovar është arrestuar. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje”, ka bërë të ditur policia.