Vdes ideatori i Festivalit të Gastronomisë, Fisnik Panxha

HomeLajme

Vdes ideatori i Festivalit të Gastronomisë, Fisnik Panxha

Ideatori dhe bashkëthemeluesi i Festivalit të Gastronomisë, Fisnik Panxha, ka vdekur sot. Lajmin për vdekjen e tij e bëri edhe kryetari i komunës s

Fondacioni Avni Hyseni kërkon ndihmë financiare për shërimin e 27-vjeçarit nga Gjilani
Kurti anulon vizitën zyrtare në Austri, do të thërras mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare
Komisionerja e VV-së në Gjilan gjobitet me 1 mijë euro, ftoi të votohet subjekti i saj në ditën e zgjedhjeve

Ideatori dhe bashkëthemeluesi i Festivalit të Gastronomisë, Fisnik Panxha, ka vdekur sot.

Lajmin për vdekjen e tij e bëri edhe kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama.

Rama shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen e të ndjerit.

“Festivali i Gastronomisë, përgjatë këtyre 10 ditëve i dha Prishtinës energji pozitive, dashni, e argëtim. Sonte, po e përmbyllim festivalin me zemër të thyer, pas humbjes së ideatorit dhe bashkëthemeluesit të tij, Fisnik Panxha, i cili na i solli këto përjetime të pa harrueshme”, ka shkruar Rama në një postim në Facebook, transmeton Insajderi

“Fisniku, edhe pse jo fizikisht, do të jetojë gjithmonë me ne, e veçanërisht nëpërmjet këtij festivali, të cilin do ta kemi nderin të na përcjellë çdo vit, duke e festu jetën pikërisht ashtu siç Fisniku gjithnjë deshi: me bukë e kripë e zemër të bardhë!”, shtoi Rama në postimin e tij.