Vdes një person në Gjilan, e zuri lisi

HomeLajmeLokale

Vdes një person në Gjilan, e zuri lisi

Një person ka vdekur në fshatin Burincë të Gjilanit, pasi e ka zënë një lis. Rasti është konfirmuar për Paparacin nga zëdhënësi për rajonin e Gjila

S’ka të ndalur: Në valën e shtrenjtimeve, rritet edhe çmimi i ujit në Kosovë
Zjarre në Livoç të Epërm dhe Bukovik të Gjilanit
Bashkatdhetarët ndihmojnë, shkollën, ambulantën dhe xhamin e fshatit Përlepnicë

Një person ka vdekur në fshatin Burincë të Gjilanit, pasi e ka zënë një lis.

Rasti është konfirmuar për Paparacin nga zëdhënësi për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

Hashani bëri me dije se rasti ka ndodhur rreth orës 17:00.

“Ju njoftomë se sot me datën 09.08.2022, rreth orës 16:53, kemi pranuar informatë se në fshatin Burincë – komuna Gjilan, personin shqiptar, shtetas i Kosovës (1983 ), me vendbanim në komunë të Kaçanikut, ishte duke prerë drurë, në një moment një lis e ka zënë duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore. Nga lëndimet e marra, rreth orës 18:00, mjeku kujdestar në vendin e ngjarjes ka konstatuar vdekjen e personit, janë njoftuar njësite relevante për t’u marrë me rastin”, është shprehur Hashani.

Me urdhër të prokurorit të shtetit, kufoma do të dërgohet në IML. Ky rast i rëndë është duke u hetuar nga policia e Kosovës, njësitet e hetimeve rajonale”.