Vdes një persona në Gjilan, iu rrokullis traktori

HomeLajme

Vdes një persona në Gjilan, iu rrokullis traktori

Sot në Gjilan një person i moshës 47-vjeçare ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti me traktor. I ndjeri sipas njoftimit të zëdhënësit të Polici

Sot në Gjilan një person i moshës 47-vjeçare ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti me traktor.

I ndjeri sipas njoftimit të zëdhënësit të Policisë së Kosovës për Rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani derisa ishte në mal për të prerë dru, i është rrokullisur traktori.

Ai ka shtuar se lidhur me këtë rast janë njoftuar menjëherë patrulla, ndihma e parë dhe njësiti përkatës.

Mjeku në vendin e ngjarjes ka mundur vetëm ta konstatoj se personi është pa shenja jete.

“Me vendim të prokurorit të shtetit trupi i pa jetë dërgohet në IML në mënyrë që të zbardhen e vërteta e këtij rasti të rëndë që na ka tronditë të gjithëve”, ka përfunduar Hashani.