Vdes regjisorja Burbuqe Berisha

HomeLajme

Vdes regjisorja Burbuqe Berisha

Regjisorja e njohur shqiptare, Burbuqe Berisha, ka ndërruar jetë të mërkurën në Prishtinë. Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar nga Ministria e Ku

Regjisorja e njohur shqiptare, Burbuqe Berisha, ka ndërruar jetë të mërkurën në Prishtinë.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Bëhet me dije se Berisha ka ndërruar jetë në vendin e saj të punës në objektin e MKRS-së. Ajo ishte prej vitesh në dializë.

Berisha njihet si regjisore e disa prodhimeve kinematografike vendore si dhe shfaqjeve teatrale.

Ajo njashtu ka shërbyer edhe si drejtoreshë e Teatrit Kombëtar të Kosovës.

Krahas një karriere të suksesshme në regji dhe film, Burbuqe Berisha ka ushtruar edhe profesionin e ligjërueses në Kolegjin AAB. /Telegrafi/