Vendimi i Qeverisë: Mbyllen bibliotekat dhe kinematë, lihen të hapura fitneset

HomeLajme

Vendimi i Qeverisë: Mbyllen bibliotekat dhe kinematë, lihen të hapura fitneset

Nga dita e nesërme bibliotekat dhe kinematë në Kosovë do të jenë të mbyllura, ndërsa palestrat sportive do të jenë të hapura. Kjo u bë e ditur në v

Shkon në pesë numri i të arrestuarve në incidentin ndaj portierit të Ballkanit
PZAP ka pranuar 46 ankesa me pretendimet se ka pasur parregullsi në ditën e votimit
Krasniqi, PDK: Është momenti i duhur që Kosova të anëtarësohet në Këshillin e Evropës

Nga dita e nesërme bibliotekat dhe kinematë në Kosovë do të jenë të mbyllura, ndërsa palestrat sportive do të jenë të hapura.

Kjo u bë e ditur në vendimin e sotëm që u miratua nga Qeveria e Kosovës, në të cilin janë të paraqitura masat kundër COVID-19. Kjo u bë për ta menaxhuar situatën me koronavirusin në vend si dhe për ta parandaluar përhapjen e këtij virusi.

Pika e 50 e vendimit thotë “Bibliotekat, kinematë, qendrat rinore muzetë, qendrat e kulturës me grupe apo institucionet tjera të ngjashme vartëse të MKRS-së apo të komunave, pezullojnë aktivitetin e tyre deri me datë 13 shtator”.

Kurse, në pikën e 58 thuhet “Lejohet shfrytëzimi i fitneseve, palestrave dhe të ngjashme për aktivitete individuale rekreative. Klientët duhet të posedojnë ndonjërën nga dëshmitë e përcaktuara në pikën 2.1 deri në 2.4 të këtij vendimi”.

Hapja e fitneseve është paraparë të zhvillohet në proporcion një klient në 10 metra katror.