Vendos Qeveria: Kosova vendos sanksione të reja ndaj Rusisë

HomeLajme

Vendos Qeveria: Kosova vendos sanksione të reja ndaj Rusisë

Qeveria e Kosovës sot ka marrë vendim të vendos sanksione të reja ndaj Rusisë dhe Bjellorusisë në raport me situatën në Ukrainë. Zëvendëskryeminist

Rrëfimi nga familja e vajzës së vrarë: Janë martu para dy muajsh, kemi pyet për djalin e s’na kanë thënë fjalë të mira
Rreth 28%-30% e popullatës së rritur në Kosovë konsumojnë duhan
Sot vranët dhe me shi, në viset malore edhe borë

Qeveria e Kosovës sot ka marrë vendim të vendos sanksione të reja ndaj Rusisë dhe Bjellorusisë në raport me situatën në Ukrainë.

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi i cili drejtoi mbledhjen në mungesë të kryeministrit Albin Kurt, përmendi ShBA-të dhe Bashkimin Evropian të cilat kanë miratuar pakon e re të sanksioneve ndaj Federatës së Rusisë.

Një nga sanksionet që përmendi zëvendësi i Kurtit është edhe ngrirja e aseteve ndaj disa individëve dhe korporatave ruse.

Sanksionet u miratuan nga kabineti qeveritar.Kosova edhe më herët ka vendosur sanksione ndaj Rusisë, në vijë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Evropian.