Vetaksident në Gjilan me pesë të lënduar, dy prej tyre në gjendje të rëndë

HomeLajme

Vetaksident në Gjilan me pesë të lënduar, dy prej tyre në gjendje të rëndë

Një vetaksident ka ndodhur mesnatën e mbrëmshme në Gjilan, ku si pasojë kanë mbetur të lënduar pesë persona, dy prej të cilëve janë në gjendje të rënd

Na pret një dimër i vështirë, qytetarët rrezikojnë të mërdhihen, thotë zëdhënësi i KEDS
KQZ-ja kërkon nga Qeveria pezullimin e orës policore për të shtunën dhe të dielën
Lajm i mirë: Miratohet Projektligji për sigurimin shëndetësor

Një vetaksident ka ndodhur mesnatën e mbrëmshme në Gjilan, ku si pasojë kanë mbetur të lënduar pesë persona, dy prej të cilëve janë në gjendje të rëndë.

Policia ka njoftuar se aksidenti ka ndodhur për shkak se shoferi  nuk kishte arritur të përshtat shpejtësinë e veturës me kushtet e rrugës. Si pasojë i njëjti ka humbur kontrollin mbi veturën e tij duke dalë kështu nga rruga dhe duke goditur urën e betonit.

Në këtë aksident mbetën të lënduar shoferi i veturës me katër pasagjerët, dy vajza dhe dy meshkuj, njëri prej të cilëve është shtetas i huaj.

Të njëjtit pas lëndimeve të marra fillimisht janë dërguar në Spitalin e Gjilanit. Kurse më pas dy prej tyre për shkak të lëndimeve të rënda që kanë marrë janë transportuar në QKUK në Prishtinë.

Vetëaksidenti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 00:05 në Gjilan.