Vetëm kaq kosovarë do të mund të marrin vizë pune sivjet për në Gjermani

HomeLajme

Vetëm kaq kosovarë do të mund të marrin vizë pune sivjet për në Gjermani

Nga Ambasada gjermane kanë folur për numrin e kosovarëve që do t’u lëshohen viza pune sivjet. Mijëra aplikime për viza dorëzohen çdo muaj në Ambasa

I konfiskohet shtëpia dhe vetura “Land Rover” punëtorit të RTK-së
Haziri në takim publik: Të hyrat nga tatimi në pronë për 6-mujorin e parë shënojnë rekord të bardhë prej 240 për qind
Profesori universitar: Nga Kosova po ikin edhe të diplomuarit, kjo është alarmante

Nga Ambasada gjermane kanë folur për numrin e kosovarëve që do t’u lëshohen viza pune sivjet.

Mijëra aplikime për viza dorëzohen çdo muaj në Ambasadën gjermane në Prishtinë. Shumë kosovarë ia mësyjnë këtij misioni diplomatik për të marrë një vizë që u siguron një vend pune në shtetin gjerman.

Nga Ambasada kanë deklaruar për Express se gjatë këtij viti, jo më shumë se 5 mijë e 500 aplikues kosovarë do të mund të marrin një vizë për nisje të punësimit atje.

“Në fakt ambasada mund t’i ofrojë rreth vetëm 500 deri në 800 termine për aplikim në muaj, derisa të arrihet numri maksimal prej 5.500 viza për një vit për aplikuesit nga Kosova. Do të thotë në vitin 2022 gjithsej jo më shumë se 5.500 aplikues nga Kosova do të mund të marrin një vizë për nisje të punësimit sipas Rregullores së Ballkanit Perëndimor”, thanë nga ambasada gjermane.

Sipas ambasadës gjermane në Prishtinë te shumica e regjistrimeve të reja për terminë bëhet fjalë për personat e njëjtë.

“Shifrat që po qarkullojnë në mediat kosovare rreth aplikacioneve për viza kinse të parashtruara në ambasadë janë çorientuese. Në secilin muaj, që nga dhjetori e këndej për një termin sipas procedurës së shortit janë regjistruar rreth 45.000 – 55.000 persona. Regjistrimet për termine, të cilat nuk kanë qenë të suksesshme, pas përzgjedhjes me anë të shortit duhet të fshihen. Kush do që dëshiron të marrë pjesë në procedurën e shortit për muajin e ardhshëm, duhet të regjistrohet sërish nga e para. Në këtë mënyrë sigurohet që kërkesat për termin janë edhe më tej aktuale. Mund të llogaritet në atë, se ata, të cilët nuk kanë pasur sukses në procedurën e shortit, të regjistrohen sërish në muajt e ardhshëm. Prandaj tek shumica e regjistrimeve të reja bëhet fjalë për personat e njejtë, të cilët janë regjistruar në muajt paraprakë. Kështu që vetëm mbledhja e shifrave të regjistrimeve për të gjithë muajt çon në rezultate të gabuara, gjegjësisht çorientuese”, thuhet në përgjigjen e ambasadës gjermane për Gazetën Express.

“Për shkak të kërkesës tejet të madhe për termine për viza me qëllim fillimin e punësimit sipas Rregullores së Ballkanit Perëndimor, e cila i tejkalon dukshëm terminet që janë në dispozicion dhe për të siguruar mundësi të barabarta gjatë aplikimit për një termin, që nga dhjetori i vitit 2021 këto termine në shtetet e Ballkanit Perëndimor jepen çdo muaj nëpërmjet një procedure të shortit.

Ndryshe, Presidentja Osmani në një intervistë para dy ditësh tha se edhe pse është brengosëse numri prej 50 mijë aplikantëve për viza, numri i tyre nuk shtohet çdo muaj.