Vetura godet të moshuarin në zebra në Gjilan, shoferi ik me shpejtësi nga vendi i ngjarjes

HomeLajme

Vetura godet të moshuarin në zebra në Gjilan, shoferi ik me shpejtësi nga vendi i ngjarjes

Aksidentet në trafik janë një ndër dukuritë më shqetësuese në vendin tonë. Ato zakonisht ndodhin për shkak të pakujdesisë së shoferëve që rrezikojnë t

Bien skelet, zënë një grua dhe një fëmijë në Gjilan
Komuna e Gjilanit: A keni dalë sot a jo, dilni sa të doni
Vitia thërret konferencë për media, pritet të jap dorëheqje nga posti i ministrit

Aksidentet në trafik janë një ndër dukuritë më shqetësuese në vendin tonë. Ato zakonisht ndodhin për shkak të pakujdesisë së shoferëve që rrezikojnë të gjithë pjesëmarrësit tjerë në komunikacion, mosrespektimit të rregullave të trafikut e për shkak të shpejtësisë. Si pasojë e shpërqendrimit dhe pakujdesisë të shoferëve, viktima në shumë raste janë edhe këmbësorët, raporton Gazeta Sinjali.

Një aksident trafiku ka ndodhur dje pasdite në rrugën ‘Ibrahim Rugova’ në Gjilan, ku një veturë ka goditur një këmbësor në vendkalimin e shënjuar për këmbësorë.

Sinjali mëson se shoferi që dyshohet se ka shkaktuar nuk është ndalur fare për t’i dhënë ndihmë 65-vjeçari dhe është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes për në drejtim të panjohur.

Viktima si pasojë e lëndimeve të marra është dërguar me urgjencë në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Gjilan. Burimet brenda spitalit kanë bërë me dije për Sinjalin se gjendja shëndetësore e të moshuarit është stabile dhe ai ndodhet jashtë rrezikut për jetë.