Vizave pritet t’u vijë fundi fiks pas një viti

HomeLajme

Vizave pritet t’u vijë fundi fiks pas një viti

Ndër temat më të përfolura edhe gjatë vitit që lamë pas ka qenë liberalizimi i vizave. Edhe kësaj radhe, sikurse çdo fundvit, kosovarët kanë pritur se

Policia kap mat një person me 60 mijë euro të fshehura në trup
Kryetari Hyseni: Asnjë tregtar nuk duhet të përjashtohet nga hapësira e tregut
LAJMI I FUNDIT: Gjendet një trup i pajetë në Gjilan, dyshohet se ka bërë vetëvrasje

Ndër temat më të përfolura edhe gjatë vitit që lamë pas ka qenë liberalizimi i vizave. Edhe kësaj radhe, sikurse çdo fundvit, kosovarët kanë pritur se do të mund të lëvizin pa viza

Por, kësaj teme të gjatë, më në fund pritet t’i vije fundi fiks pas 1 viti, ose pak më herët nëse hyn në fuqi sistemi ETIAS.

Kësisoj, 2024 pritet që t’i gjejë edhe kosovarët jashtë izolimit, sikurse të gjithë qytetarët e rajonit e Evropës.

Përfaqësues të vendeve anëtare të BE-së u pajtuan me propozimin që liberalizimi i vizave për Kosovën të hyjë në fuqi më 1 janar të vitit 2024.

Pajtimi u arrit në një takim të këshilltarëve për viza në Bruksel.

Kjo datë ishte kërkesë e Spanjës – njërit prej pesë vendeve të BE-së që nuk e njeh ende pavarësinë e Kosovës.

Paraprakisht, Republika Çeke – e cila aktualisht udhëheq presidencën gjashtëmujore të BE-së – kërkoi që liberalizimi i vizave për Kosovën të fuqizohet më 1 dhjetor të vitit 2023.

Por, ky propozim nuk kaloi në një takim të grupit punues të BE-së për vizat, që u mbajt javën e kaluar, pasi Spanja e më pas edhe Sllovakia dhe Suedia paraqitën vërejtje dhe kërkuan, siç thanë, sqarime shtesë. Arsyet e tyre nuk u bënë të qarta.

Sipas propozimit të miratuar të martën, “hyrja në fuqi e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës do të nisë në kohën kur të jetë funksional sistemi i udhëtimit ETIAS, por jo më vonë se më 1 janar të vitit 2024”.

Miratimi i këtij propozimi do të jetë në rend dite në takimin e ambasadorëve të vendeve anëtare të BE-së, që do të mbahet të mërkurën.

Liberalizimi i vizave do t’u mundësojë qytetarëve të Kosovës të udhëtojnë lirshëm në atë që njihet si zona Schengen, e që përbëhet prej 26 shtetesh evropiane.