Vjedhje e rëndë në Novobërdë, ‘avullohen’ 80 litra naftë

HomeLajme

Vjedhje e rëndë në Novobërdë, ‘avullohen’ 80 litra naftë

Një vjedhje e rëndë ka ndodhur dje në fshatin Makresh të Novoberdës, ku një person dyshohet se ka vjedhur dhjetëra liftra naftë dhe bateri të një eksk

Kurti: Në Pakon e Ringjalljes vëmendje të veçantë fuqizimi ekonomik i grave
E përkrahu Bekim Jasharin, “Kamishi” reagon për herë të parë për rezultatin në Skenderaj
Aksident i rëndë në hyrje të fshatit Hodonoc në Kamenicë (PAMJE)

Një vjedhje e rëndë ka ndodhur dje në fshatin Makresh të Novoberdës, ku një person dyshohet se ka vjedhur dhjetëra liftra naftë dhe bateri të një ekskavatori, raporton Gazeta Sinjali.

Vjedhja dyshohet se është kryer në orët e mëngjesit dhe më pas është denoncuar në Polici nga ankuesi, i cili ka deklaruar se një person ka vjedhur 80 litra naftë dje dy bateri të një ekskavatori, që kapin vlerën e mbi 500 eurove.

Pas denoncimit të rastit, Policia ka arritur të arrestojë të dyshuarin me inicialet B.F., i cili pas intervistimit është dërguar në mbajtje në kohëzgjatje prej 48 orësh, në Qendrën e Ndalimit në Gjilan.

Ndryshe, rastet e vjedhjeve nëpër shtëpi e biznese janë rritur me të madhe, duke shkaktuar kështu pasiguri për qytetarë.