Vjedhje në festivalin ‘Sunny Hill’, mërgimtares ia avullojnë telefonin, pasaportën e qindra euro

HomeLajme

Vjedhje në festivalin ‘Sunny Hill’, mërgimtares ia avullojnë telefonin, pasaportën e qindra euro

Në festivalin ‘Sunny Hill’ që po mbahet që disa ditë në parkun e Gërmisë, ku të rinjtë nga Kosova e diaspora po shijojnë performancat, dikush e ka pës

Gjermania në kërkim të punëtorëve për këto profesione
Zelensky: E gjithë Europa është objektiv i agresionit rus
​Bashkatdhetarët drejt Kosovës, deri në 4 km kolona në piken Dheu i Bardhë

Në festivalin ‘Sunny Hill’ që po mbahet që disa ditë në parkun e Gërmisë, ku të rinjtë nga Kosova e diaspora po shijojnë performancat, dikush e ka pësuar, raporton Gazeta Sinjali.

Bëhet fjalë për një rast të vjedhjes, që e denoncoi një mërgimtare në Polici. Sinjali mëson se një vajzë 29-vjeçare njoftoi Policinë se dikush ia vodhi pasaportën, telefonin e qindra euro derisa po merrte pjesë në këtë festival.

Ajo ka deklaruar se nuk ka dyshime te askush pasi ka qenë në mes të turmës dhe është vështirë për t’u identifikuar dikush.

Si rezultat i denoncimit, pas intervistimit të viktimës, Prokurori i Shtetit ka iniciuar rastin si “vjedhje” dhe kanë nisur hetimet.