Vlora e boshatisur në mes të sezonit turistik, shkak çmimet e larta

HomeLajme

Vlora e boshatisur në mes të sezonit turistik, shkak çmimet e larta

Mesi i korrikut e gjen Vlorën gati të zbrazët nga turistët. Plazhet e qytetit thuajse janë bosh ndërsa hotelet nuk i kalojnë 50% të kapaciteteve. Për

Punime në rrjet, KEDS njofton për vendet ku do të ketë ndërprerje të rrymës të shtunën
Kryetari i Vitisë, Sokol Haliti priti në takim kryetarin e Gjilanit, Alban Hysenin
Serbia shkel marrëveshjen për qarkullim me letërnjoftime , Kurti thotë se Bislimi u ka treguar në Bruksel

Mesi i korrikut e gjen Vlorën gati të zbrazët nga turistët. Plazhet e qytetit thuajse janë bosh ndërsa hotelet nuk i kalojnë 50% të kapaciteteve. Për pushuesit shqiptarë në zona të ndryshme çmimet ndryshojnë, por sërish mbeten të shtrenjta.

Për turistët e huaj, çmimet janë të ulëta në krahasim me vendet e tyre, por sërish të larta për Shqipërinë. Vetë menaxherët e hoteleve konfirmojnë se sezoni është i vakët. Çmimet për një natë shkojnë deri në 350 euro.

“Kemi një ndryshim të çmimeve rreth 20- 30% , konkretisht nëse çmimi i një dhome çift shkonte deri në 60 euro sivjet shkon deri në 80 euro. Një dhomë triple shkonte 90 euro sivjet shkon 110 euro. Për sa i përket prenotimeve, vjet në datën 8 korrik nisi fluksi i madh, sivjet jemi duke pritur ende”, sipas tyre.

Për kreun e sektorit hotelier për jugun, Adnand Aliaj prenotimet janë në 50% të pritshmërive. Problematikë mbeten çmimet e larta.

Çmimi i shezlongëve nis nga 500 lekë në zonën e Lungomare për të vijuar me 1 mijë deri 2 mijë lekë, duke u zhvendosur gjatë vijës bregdetare.

Rritja e çmimeve duket se po tkurr kohëzgjatjen e sezonit. Pritshmëritë për muajin korrik janë nën mesatare.