VV dhe Qeveria e injoron debatin për shtrenjtimin e rrymës, nuk shkojnë në Kuvend

HomeLajme

VV dhe Qeveria e injoron debatin për shtrenjtimin e rrymës, nuk shkojnë në Kuvend

Grupi parlamentar më i madh i Kuvendit të Kosovës që përbëhet nga deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje dhe Qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti, nuk kanë

Ministria zyrtarisht lypi listën e grevistëve për t’ua ndalur pagat
Grabitje e armatosur në Parallovë, dyshohet se u sulmua një automjet që transportonte para
Ministri Sveçla: Ligji për Paga procedohet në Qeveri në muajin mars

Grupi parlamentar më i madh i Kuvendit të Kosovës që përbëhet nga deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje dhe Qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti, nuk kanë shkuar sot në Kuvendin e Kosovës ku është thirrur debat për shtrenjtimin e energjisë elektrike, shkruan Gazeta Metro.

Ka filluar debati parlamentar i thirrur nga partitë opozitare për të biseduar rreth vendimit nga ZRrE për shtrenjtimi të energjisë elektrike.

Gjithashtu, në këtë seancë nuk janë të pranishëm as Kryeministri dhe as ministrat.

Duhet theksuar se kërkesa për seancë të jashtëzakonshme për një debat parlamentar, lidhur me vendimin politik të ZRrE’së për ngritjen e çmimit të energjisë elektrike, është bërë 40 deputetë të tri partive opozitare, me të vetmin qëllim, ndalimin e tarifave të reja, që për synim kanë ngritjen enorme të çmimit të energjisë elektrike./gazetametro.net