VV zyrtarizon koalicionin me PDK-në në Podujevë

HomeLajme

VV zyrtarizon koalicionin me PDK-në në Podujevë

Lëvizja Vetëvendosje ka zyrtarizuar koalicionin me Partinë Demokratike të Kosovës në Komunën e Podujevës, raporton Gazeta Sinjali. Zyrtarizimi i kë

Osmani: Synimi ynë është anëtarësimi në NATO
Shoferi i cili dyshohet se e shkaktoi aksidentin në Kroaci po qëndron në stacionin e Policisë
Alban Hyseni: Zotohemi për transparencë e shpërndarje të barabartë të subvencioneve

Lëvizja Vetëvendosje ka zyrtarizuar koalicionin me Partinë Demokratike të Kosovës në Komunën e Podujevës, raporton Gazeta Sinjali.

Zyrtarizimi i këtij koalicioni është bërë nga kryetari i kësaj komune nga radhët e LVV-së, Shpejtim Bulliqi, i cili ka publikuar bordin e drejtorëve, në të cilin janë edhe dy emra nga PDK, Fatmir Rudari (ish-shef i Grupit të këshilltarëve të PDK-së në mandatin e kaluar dhe Antoneta Ejupi.

“Sot kemi mbajtur takimin e parë të Bordit të Drejtorëve, në të cilin kemi folur për punët e mëdha, projektet dhe detyrat që i kemi para vetës. Zotimet që i kemi dhënë para qytetarëve, do të jenë edhe puna e përditshme e jona. Si qeverisje lokale do t’ju qëndrojmë pranë atyre që kanë më së shumti nevojë, do të jemi të hapur, bashkëpunues e transparent me qytetarët, shoqërinë civile e mediat”, ka shkruar ndër të tjera ai në Facebook.

Ekipi që do të udhëheq në katër vitet e ardhshme në Podujevë përbëhet nga:

Nënkryetare e Komunës: Marigona Lahu,
Drejtore e Drejtorisë së Administratës: Antoneta Ejupi,
Drejtor i Drejtorisë për Buxhet dhe Financa: Fatlum Osmani,
Drejtor i Drejtorisë së Arsimit: Avni Fetahu,
Drejtor i Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale: Driton Veliu,
Drejtor i Drejtorisë së Shërbimeve Publike, Mbrojtje dhe Shpëtim: Bahri Selimi,
Drejtore e Drejtorisë së Pronë, Kadastër dhe Gjeodezi: Bahrie Shatrolli Mehmeti,
Drejtor i Drejtorisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural: Fatmir Rudari,
Drejtor i Drejtorisë së Inspeksionit: Besnik Mulliqi,
Drejtor i Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport: Pajtim Balaj,
Drejtor i Drejtorisë për Planifikim dhe Zhvillim Ekonomik: Vigan Salihu.

Bulliqi ende nuk ka emëruar drejtorin e Drejtorisë për Planifikim Urban dhe Mbrojtje të Mjedisit, të cilin ka premtuar se do ta bëjë shumë shpejt.

Përveç dy drejtorive, PDK do të kryesojë edhe Kuvendin Komunal të Podujevës./GazetaSinjali/