Zekirija Ramadani është trajner i Gjilanit

HomeSport

Zekirija Ramadani është trajner i Gjilanit

Zekirija Ramadani është angazhuar në postin e trajnerit të Gjilanit, klub me të cilin ka arritur marrëveshje dy vjeçare, me opsionin për vazhdimin e k

Drita merr fitore të madhe në udhëtim te Drenica
Sot zhvillohet derbi mes liderëve në tabel Ballkani – Drita
Nesër super-derbi i Kosovës, Gjilani e pret Ballkanin, biletat janë FALAS

Zekirija Ramadani është angazhuar në postin e trajnerit të Gjilanit, klub me të cilin ka arritur marrëveshje dy vjeçare, me opsionin për vazhdimin e kontratës.

Sport Club Gjilani me kënaqësi komunikon angazhimin e trajnerit Zekirija Ramadani. Drejtuesit dhe tekniku 44 vjeçarë kanë gjetur akordin për kontratë dy vjeçare, me opsion për zgjatje të bashkëpunimit.

Ramadani vjen me një eksperiencë të pasur nga drejtimi i shumë klubeve dhe shumë trofeve të fituar, ndër të tjerash si tri herë kampion i Kosovës me tri skuadra të ndryshme.

Të gjithë në SC Gjilani urojnë shefin e ri të shtabit teknik, duke i dëshiruar shumë sukses në periudhën që pason, duke nisur nga garat ndërkombëtare.

SC Gjilani po ashtu njofton se gjatë ditëve në vijim do të ju informoj edhe për më të rejat në kampin kuq & bardh.

Zyra për shtyp
07 Qershor, 2022