Zelensky: E gjithë Europa është objektiv i agresionit rus

HomeLajme

Zelensky: E gjithë Europa është objektiv i agresionit rus

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky tha gjatë fjalimit të tij të mbrëmshëm se agresioni rus nuk ishte kurrë i kufizuar vetëm në Ukrainë dhe se e g

Nga aktivitetet e Njësisë Rajonale të Komunikacionit Rrugor në Gjilan
Rreth 225 milionë litra naftë e benzinë janë blerë gjatë këtyre pesë muajve
23 vjeçarin kosovar dyshohet se e mbyti ukrainasja me sëpatë

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky tha gjatë fjalimit të tij të mbrëmshëm se agresioni rus nuk ishte kurrë i kufizuar vetëm në Ukrainë dhe se e gjithë Evropa është objektiv i këtij agresioni.

Zelensky i kërkoi Perëndimit të vendosë një embargo të plotë ndaj produkteve ruse të energjisë dhe të furnizojë Ukrainën me armë shtesë.

Ai tha se përdorimi i forcës nga Rusia ishte “një katastrofë që në mënyrë të pashmangshme do t’i godasë të gjithë”, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.

Zelensky tha se Ukraina është gati për një betejë të ashpër, pasi forcat ruse po grumbullohen në lindje të vendit.

“Kjo do të jetë një betejë e vështirë, ne besojmë në këtë luftë dhe fitoren tonë. Ne jemi të gatshëm të luftojmë njëkohësisht dhe të kërkojmë mënyra diplomatike për t’i dhënë fund kësaj lufte”, u shpreh tutje ai.