Zelensky: Fati i Evropës dhe i demokracisë vendoset në Ukrainë

HomeLajme

Zelensky: Fati i Evropës dhe i demokracisë vendoset në Ukrainë

“Në botë, të gjithë, edhe ata që nuk na mbështesin hapur bien dakord që në Ukrainë vendoset fati i Evropës, fati i sigurisë globale, fati i sistemit d

Një person nga Gjilani has në para të falsifikuara në bankomat
Këshilli Atlantik nderon Dua Lipën, ajo ia dedikon çmimin të rinjve të Kosovës
Kosova me pagën më të ulët minimale në Europë, pse dështoi rritja e saj

“Në botë, të gjithë, edhe ata që nuk na mbështesin hapur bien dakord që në Ukrainë vendoset fati i Evropës, fati i sigurisë globale, fati i sistemit demokratik”. Kështu deklaroi presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky në fjalimin e tij të fundit.

Ai nënvizoi se Rusia gjithashtu mund të shpenzojë burime të mëdha për të mbështetur luftën dhe mund të kundërshtojë të gjithë botën e lirë.

“Por mësimet e historisë janë të njohura. Nëse keni ndërmend të ndërtoni një Reich mijëvjeçar, ju humbni. Nëse keni ndërmend të shkatërroni fqinjët, ju humbni. Nëse doni të rivendosni perandorinë e vjetër, humbni”, theksoi Zelensky.

Ndërkohë tre sulme ajrore ruse u regjistruan mëngjesin e sotëm në qytetin jugor të Ukrainës, Zaporizhzhia. Kjo është raportuar nga agjencia ukrainase Ukrinform duke cituar administratën ushtarake rajonale./A2CNN