Zelensky: Vetëm takimi im me Putinin mund t’i japë fund luftës

HomeLajme

Zelensky: Vetëm takimi im me Putinin mund t’i japë fund luftës

Në mesazhin e fundit drejtuar popullit ukrainas, presidenti Zelensky deklaroi se është i bindur se vetëm një takim i drejtpërdrejt i tij me liderin ru

“Zgjoi” shënon suksesin e radhës, fiton çmim në Gjermani
Miratohet në parim Ligji i Pagave
Edhe Kusari – Lila vepron si shefi i saj, fajëson qeveritë e kaluara për situatën me rrymë

Në mesazhin e fundit drejtuar popullit ukrainas, presidenti Zelensky deklaroi se është i bindur se vetëm një takim i drejtpërdrejt i tij me liderin rus, Vladimir Putin do të mund t’i japë fund luftës në Ukrainë që tashmë zgjat prej 24 shkurtit.

Zelensky shtoi se nuk do të pranojë asnjë takim të mundshëm me negociatorë rusë, pasi gjithçka është në dorën e tij dhe të Putin.

“Pa të vendimet nuk merren dhe ne e dimë mirë këtë. Dhe nëse flasim për një vendim për t’i dhënë fund luftës, pa të (Putin) ky vendim nuk do të merret. Po paguajmë një çmim të lartë, por me siguri do të ketë fitore”, u shpreh presidenti Zelensky./A2CNN