Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, ka kritikuar Ministrinë e Shëndetësisë , duke thënë se do të ishte padrejtësi nëse kjo e fundit nuk ua vazhdon kontra
Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, ka kritikuar Ministrinë e Shëndetësisë , duke thënë se do të ishte padrejtësi nëse kjo e fundit nuk ua vazhdon kontratat mjekëve, infermierëve, laborantëve dhe stafit mbështetës, të cilët janë përballur me pandeminë COVID-19.
Me anë të një postimi në Facebook, Zemaj, ka thënë se Kosova nuk e ka as gjendjen e as luksin të largojë 1.271 zyrtarë nga sistemi shëndetësor.
“Kosova nuk e ka as gjendjen e as luksin të largojë 1.271 zyrtarë nga sistemi shëndetësor! Largimi i kuadrit më besnik dhe më të mirë që u përball me pandeminë, do të ishte padrejtësi. Për fat të keq, kjo mund të ndodh, të gjithë këta mund të mbesin pa punë, gjatë ditëve në vijim, nëse Ministria e Shëndetësisë nuk ua vazhdon kontratat!”, ka thënë Zemaj.