Ish-ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka folur për udhëtimin e ministrit të Shëndetësisë, Rifat Latifi në shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ai t
Ish-ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka folur për udhëtimin e ministrit të Shëndetësisë, Rifat Latifi në shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ai tha se ministri ditë më parë u ka konfirmuar në Komision se është zhvendosur në Kosovë.
Zemaj deklaroi se Qeveria nuk po e ka prioritet menaxhimin e pandemisë.
Zemaj ka thënë se në këtë gjendje emergjente me Covid-19, pushimet nuk janë opsion.
“Titullari nëse mundon, kjo është sikur shtëpia që nuk udhëhiqet nga i zoti i shtëpisë. Kur mungon titullari krejt mekanizimet e tjerë nënkuptohet neglizhencë në veprime. Nuk është kohë e pushimeve, është kohë emergjente”, ka thënë ai.
Ish-ministri deklaroi në T7 se Kosova rrezikohet nga përhapja e shpejtë e rasteve të reja me Covid-19 dhe nga varianti i ri Omicron.
“Kosova ende e ka në fuqi masën emergjente me Covid-19. Po kërcënohemi nga virusi i ri, nga shpërbërja e shpejtë Omicron-it në Kosovë dhe në rajon. Mund të ketë rritje të numrit të infeksionit. Kur rriten numrat rriten edhe shifrat e vdekjes”, tha ai.