Zgjedhjet e katërta në VV – Kurti synon mandatin e tretë (FOTO/VIDEO)

HomeLajme

Zgjedhjet e katërta në VV – Kurti synon mandatin e tretë (FOTO/VIDEO)

Partia më e madhe në vend është duke u organizuar që t’i mbajë zgjedhjet e saj të brendshme. E kryetari aktual i cili është edhe kryeministër, Albi

Vazhdon bllokimi i rrugëve në veri, Policia: Situata është e qetë
Gëzim i papërshkruar, familja shqiptare mirëpret fëmijën e 9-të (FOTO)
​LVV në Gjilan: Kemi gjasë të mirë që të fitojmë pa balotazh

Partia më e madhe në vend është duke u organizuar që t’i mbajë zgjedhjet e saj të brendshme.

E kryetari aktual i cili është edhe kryeministër, Albin Kurti, do të garojë edhe për një mandat katër vjeçar, shkruan Klan Kosova.

Kështu ka njoftuar edhe vetë subjekti politik përmes një shkrimi në Facebook, ku ka theksuar se “sot (20.09.2022) në ora 18:00, në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë, kryetari i organizatës më të madhe politike në vend, Albin Kurti, shpalosë platformën e tij për mandatin e ri 4 vjeçar”.

Duke marrë parasysh se mbështetja e anëtarëve të Lëvizjes Vetëvendosje për Albin Kurtin është e pakontestueshme, vendosja e tij në krye të partisë nuk përbën ndonjë befasi për opinionin publik.

Megjithatë, gjatë rrugëtimit 17 vjeçar të kësaj lëvizje, Kurti nuk ishte gjithmonë në krye të saj.

Kjo lëvizje në vitin 2005 e mori emrin Lëvizja Vetëvendosje dhe në zgjedhjet e para të brendshme të saj, ai u zgjodh kryetar. Këtë post ai e mbajti për gati një dekadë.

Në mars të vitit 2015, ky subjekt mbajti për herë të dytë zgjedhjet e brendshme me Visar Ymerin si kandidat të vetëm për kryetar partie. Sipas rezultateve të publikuara nga vetë subjekti politik, Ymeri në zgjedhjet për kryetar partie pati fituar 96.42 për qind të votave të anëtarësisë së partisë për të drejtuar VV-në.

Sidoqoftë, për shkak të disa mosmarrëveshjeve që rezultuan në largimin e shumë figurave të rëndësishme brenda VV-së, ndër ta ishte edhe Imeri, që  dha dorëheqje.

 

“Unë sot jap dorëheqje në shenjë mospajtimi me këto zhvillime. Por, edhe si akt zhgënjimi që këto nuk kam arritur t’i ndalë. Kohëve të fundit kam parë një intensitet të shtuar të shpërfilljes së plotë të pozitës sime si kryetar dhe të organeve drejtuese të Lëvizjes sa herë që këto kanë marrë vendime që nuk kanë qenë në përputhje me vullnetin e një pjese të aktivistëve. Në këto rrethana është e pamundshme të drejtosh. E nëse nuk drejtoj atëherë nuk ka kuptim që të mbetem kryetar”, pati thënë Ymeri.

Pas dorëheqjes së tij, Vetëvendosja mbajti zgjedhje dhe sërish Kurti u bë kryetar i partisë.

Tani ky subjekt politik do t’i mbajë zgjedhjet e saj të brendshme për të katërtën herë me radhë dhe sërish Kurti ka shpallur kandidaturën e tij.

Deri në kohën kur po shkruhet ky artikull, Lëvizja Vetëvendosje nuk ka njoftuar për ndonjë kandidat tjetër që synon ta marrë drejtimin e saj dhe nëse mbetet kështu deri të dielën (25.09.2022) atëherë Kurti do të bëhet kryetar i VV-së për të tretën herë.