ZRRE as që e merr parasysh propozimin e KESCO: Faturat me çmim të ngritur do të llogariten nga 9 shkurti

HomeLajme

ZRRE as që e merr parasysh propozimin e KESCO: Faturat me çmim të ngritur do të llogariten nga 9 shkurti

Zyra e Rregullatorit të Energjisë (ZRRE), ka konfirmuar se se tarifat e reja të rrymës do të llogariten nga data 9 shkurt 2022. Zëdhënësi i Z

Bllokohet kamioni nga Kosova që po eksportonte mall në Gjermani, Serbia nuk e lejon as transit me dokumentet RKS
Policët Kufitar në fshatin Korminjan, konfiskojnë mallra të kontrabanduara nga Serbia në dy rimorkio
Prangosen dy të dyshuar në Kamenicë, policia sekuestron substanca narkotike nga vetura e tyre

Zyra e Rregullatorit të Energjisë (ZRRE), ka konfirmuar se se tarifat e reja të rrymës do të llogariten nga data 9 shkurt 2022.

Zëdhënësi i ZRrE-së, Petrit Pepaj, ka konfirmuar për Gazetën Express se tarifat e reja të rrymës do të llogariten nga data 9 shkurt 2022 kur edhe vendimi ka hyrë në fuqi nga bordi i ZRrE-së dhe jo nga 1 marsi 2022 ashtu siç u ka propozuar kompania për furnizim KESCO.

Të shtunën, KESCO i ka propozuar Zyrës së Rregullatorit për Energji që aplikimi i tarifave të reja të fillojë nga muaji mars.

Por ZRrE-ja s’e ka marrë parasysh propozimin e KEDS-it dhe tarifat e reja me rritje të çmimit të rrymës për qytetarët do të aplikohen nga data 9 shkurt 2022 kur edhe ka hyrë në fuqi vendimi nga ana e ZRrE-së.

Ndryshe, tarifat e reja kanë hyrë në fuqi më 9 shkurt dhe do të apikohen deri më 31 mars 2023. Me miratimin e këtyre tarifave, shtrenjtim të energjisë do të kenë konsumatorët që shpenzojnë mbi 800 kËh energji elektrike.

Shqyrtim të tarifave do të ketë edhe në fund të këtij viti. Nga ZRRE e kanë konfirmuar për Express, se nga mesi i dhjetorit do të bëhet shqyrtimi i rregullt i tarifave.

ZRrE-ja nuk e ka publikuar ende vendimin për rritjen e çmimit të energjisë elektrike.