Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE) ka vlerësuar se ka pasur keqinformim publik karshi çështjes së Aktvendimit të Gjykatës Themelore për, siç thon
Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE) ka vlerësuar se ka pasur keqinformim publik karshi çështjes së Aktvendimit të Gjykatës Themelore për, siç thonë ata, shtyrjen e ekzekutimit të vendimit për tarifat me pakicë të energjisë elektrike, transmeton Gazeta Metro.
“ZRRE qartëson për publikun e gjerë dhe për konsumatorët se Gjykata ka marrë aktvendim për shtyrje të zbatimit të vendimit por jo anulim të vendimit. Për më tepër shqyrtimi meritor akoma nuk ka filluar nga Gjykata Themelore lidhur me vendimin për tarifat me pakicë. Prandaj, përderisa ende nuk ka ndonjë verdikt final të çështjes meritore nga gjykata, ZRRE fton të gjitha palët e interesit, që të përmbahen nga deklarimet e pamatura dhe të bëhen pjesë konstruktive e tejkalimit të krizës së energjisë”, thuhet në komunikatën e tyre për media.
Ditëve të fundit ka pasur keqinformim të publikut lidhur me Aktvendimin e Gjykatës Themelore për shtyrjen e ekzekutimit të vendimit për tarifat me pakicë të energjisë elektrike.
ZRRE qartëson për publikun e gjerë dhe për konsumatorët se Gjykata ka marrë aktvendim për shtyrje të zbatimit të vendimit por jo anulim të vendimit. Për më tepër shqyrtimi meritor akoma nuk ka filluar nga Gjykata Themelore lidhur me vendimin për tarifat me pakicë. Prandaj, përderisa ende nuk ka ndonjë verdikt final të çështjes meritore nga gjykata, ZRRE fton të gjitha palët e interesit, që të përmbahen nga deklarimet e pamatura dhe të bëhen pjesë konstruktive e tejkalimit të krizës së energjisë.
Duke marrë parasysh paqartësitë rreth implementimit të vendimit të ngritura edhe nga Furnizuesi me Shërbim Universal lidhur me faturimin, ZRRE i është drejtuar Gjykatës Supreme për mendimin juridik, Gjykatës së Apelit, Gjykatës Themelore dhe Këshillit Gjyqësor duke kërkuar udhëzime lidhur me mënyrën e zbatimit të vendimit të Gjykatës.