Zvicra i heq të gjitha kufizimet prej kësaj date

HomeLajme

Zvicra i heq të gjitha kufizimet prej kësaj date

Së shpejti në Zvicër mund të hyni pa i nënshtruar asnjë kushtëzimi sa i përket pandemisë. Më 2 maj do të hiqen edhe kufizimet e fundit të hyrjes, t

Ambasada e Kosovës në Austri ka një njoftim për qytetarët pas ashpërsimit të masave kundër Covid
Rama i ashpër me Berishën: Çoji naftë Millos, e bëje Thaçin terrorist
Ministria e Drejtësisë nuk e di se ku do t’i transferojë të burgosurit e Gjilanit për t’u bërë vend atyre nga Danimarka

Së shpejti në Zvicër mund të hyni pa i nënshtruar asnjë kushtëzimi sa i përket pandemisë.

Më 2 maj do të hiqen edhe kufizimet e fundit të hyrjes, të vendosura dy vite më parë, për shkak të koronavirusit.

Kështu, sipas një njoftimi në twitter të bërë në mbrëmjen e të enjtes (sot) nga Sekretariati Shtetëror për Migracionin (SEM), duke filluar nga e hëna pas një jave, më 2 maj, do të zbatohen sërish kriteret normale për udhëtime në Zvicër, shkruan srf.ch.

Megjithatë, një numër vendesh jashtë zonës Shengen dhe Evropës janë ende të listuara si vende me rrezik nga SEM.

Jo të gjithë të huajt që duan të vijnë nga këto vende për të qëndruar deri në tre muaj në Zvicër pa leje, mund ta bëjnë këtë për momentin, përcjell albinfo.ch. Kjo vlen, për shembull, për turistët dhe njerëzit që kërkojnë një punë.

Do të ketë edhe më tutje kufizime për lëshimin e vizave.