Zyrtare: Komisioni i Garave merr vendim për ndeshjen Gjilani-Ballkani

HomeLajmeSport

Zyrtare: Komisioni i Garave merr vendim për ndeshjen Gjilani-Ballkani

Ndeshja e javës së 27-të e zhvilluar në Gjilan me datën 03.04.2022, në mes të SC Gjilani – FC Ballkani, e ndërprerë në minutën 90+4, te rezultati 1 :

Përfundojnë bisedimet Rusi-Ukrainë
Vazhdon ngritja e çmimeve, paralajmërohet shtrenjtimi i shërbimeve në hoteleri e gastronomi
Kryetarët e komunave kërkojnë të paguhen sa deputetët dhe ministrat

Ndeshja e javës së 27-të e zhvilluar në Gjilan me datën 03.04.2022, në mes të SC Gjilani – FC Ballkani, e ndërprerë në minutën 90+4, te rezultati 1 : 1, regjistrohet me rezultatin zyzrtar 3 : 0 në favor të  FC Ballkani nga Suhareka.

Kështu është vendimi i Komisionit të Garave, i marrë sot, raporton 06 Press.

Në sekondat e fundit të ndeshjes, Enea Koliçi barazoi shifrat, kurse tifozët e Gjilanit u futën në fushë, me ç’rast e sulmuan portierin e Ballkanit, Stivi Frashëri, duke e lënë pa ndjenja.

Njoftimi nga Komisioni i Garave:

Gjatë administrimit të gjitha shkresave në lëndë dhe xhirimeve televizive, Komisioni i Garave konstatoj se sipas nenit 71, paragrafi 1 të Rregullores së Garave, janë përmbushur të gjitha kushtet për administrim dhe vendimmarrje sipas detyrës zyrtare. Në bazë të nenit 23 dhe 24 të Propozicioneve të Garave, organizimin e ndeshjes e bën klubi nikoqir përmes zyrtarëve të vet, përfaqësuesit zyrtar dhe përfaqësuesit për siguri dhe të njëjtit si përfaqësues të SC Gjilani kanë dështuar në organizimin e kësaj ndeshje dhe si pasojë e kësaj kishte hyrje të shikuesve në fushë, dy nga të cilët sulmuan fizikisht-shqelmuan lojtarin (portierin) e FC Ballkani me nr.77 Stivi Frashëri, me ç`rast vije deri te ndërprerja e ndeshjes në minutën e 90+4, te rezultati 1 : 1.

Bazuar në nenin 59, paragrafi 1 i propozicioneve të garave: Nëse ndeshja ndërpritet për shkak të sulmit fizik ndaj gjyqtarëve apo lojtarëve, e njëjta do të regjistriohet me rezultat zyrtar 3 : 0 në favor të ekipit të dëmtuar, pranadaj duke u bazuar në këtë nen ekipi i dëmtuar në këtë ndeshje është FC Ballkani, kështu që ndeshjen e javës së 27-të në mes të SC Gjilani – FC Ballkani, Komisioni i Garave e regjistron me rezultat zyrtar 3 : 0 në favor të FC Ballkani, kurse ndaj ekipit dhe shkaktarit të incidentit do të inicohet procedura disiplinore.